MENU
klinika

Rrethimi i Ulqinit

Tyrbeja e Fanit dhe dy vëllezërit që ‘lanë kokën’ për qytetin

21.02.2019 - 19:56

Ulqini është një nga qytetet më të vjetra në Bregdetin e Adritikut, që themelua nga civilizimi pellazgo-ilir.

Zbulimet arkeologjike flasin për mijëra vjet histori të vjetër, të ndërtuar mbi themelet e një civilizimi ilir, i cili është ende i pranishëm në bazën e Kalasë; këtu përfshihen muret pellazgo-ilire, apo të Ciklopit, për shkak të përmasave të gurëve të mëdhenj.

Ai që njihet si Qyteti i Vjetër është themeluar në shekullin e pestë përpara erës sonë, me emrin Kolkinium (Colchinium), marrë nga themeluesit e tij, një fis ilirësh i quajtur Kolkin Colchini-um. Besohet se qyteti i vjetër ishte aty ku ndodhet sot Kruci, ndërmjet qyteteve të sotme të Ulqinit and Tivarit (Antivari, ose “Bar” në sllavisht) në veri, mirëpo, një tërmet katastrofik e shkatërroi tërësisht.

Për shkak të vendodhjes me epërsi të madhe gjeografike, klimës së butë dhe tokës pjellore, Ulqin është synuar nga shumë pushtues. Si rrjedhim, muret e qytetit të tij janë shembur rregullisht në luftërat e shpeshta dhe janë rindërtuar gjatë intervaleve ndërmjet tyre.

Përpara kullës shtrihet një shesh i vogël me një numër kthinash, me harqe në hyrje, që njihet si sheshi i skllevërve. Ka shumë të ngjarë që sheshi ka shërbyer si treg ku, në ndonjë rast, skllevër të kapur nga piratët do të jenë nxjerrë në shitje. Ndonëse është e mundshme që Ulqini të jetë përzjerë vërtet në tregëti skllevërish, nuk ka fakte historike që ta provojnë një gjë të tillë, madje as që skllevërit të jenë përdorur ndonjëherë në qytet. Në fakt, rreth dhjetë familje zezakësh, paraardhësit e të cilëve nuk dihet pse u vendosën aty nga Afrika, kanë jetuar gjatë gjithë kohës në Ulqin si qytetarë të lirë dhe shumë të respektuar.

Ulqini-konica.al

Që aty, dy rrugica me kalldrëm, me kah nga veriu dhe jugu, të çojnë te platforma e fortesës. Pikërisht përpara hyrjes jugore është themeli i Kishës së Shën Mrisë, nga shekulli i 12, që më vonë është riemërtuar Kisha e Shën Markut. Dokumente historike flasin edhe për Kishën e Shën Dedës (St. Dominick). Thuhet se të dyja këto kisha ishin ilustruar nga afreskë të bukur të mjeshtrit të famshëm bizantin të pikturës, Shën Lukë Evangjelisti. Jo larg nga kjo kishë, ndodhet çisterna e madhe e qytetit e ndërtuar nga venedikasit. Kulla e Balshajve është pak metra më tej, ndërsa pak më në veri ndodhet Pallati Venediku. Gjatë pushtimit venecian të Ulqinit, pallati ka shërbyer si rezidencë e guvernatorit venedikas. Sot, ai shërben si hotel boutique. Vetëm disa qindra hapa pas Kullës së Balshajve është depoja turke e barutit nga shekulli i 18.

Shumë pjesë të Kalasë ofrojnë pamje spektakolare të qytetit përreth mureve dhe detit, në dukje të pafund, që ka qenë gjithmonë jetik për Ulqinin. Duke ndjekur këtë udhëtim, mbërrihet në portën e jugut dhe poshtë shkallëve të thepisura e gjarpëruese, që kalojnë një skelë të vogël detare dhe fillimin e një pjese të qytetit, të thirrur Rana (rëra), për shkak të afërsisë me Plazhin e Vogël (Sllavisht: Mala Plazha). Përreth harkut në të majtë, ku dikur ndodhej kantieri i ndërtimit të anijeve, gjendet Tyrbeja e Fanit. Ky mazoleum është ndërtuar për dy vëllezër, që lanë jetën duke mbrojtur qytetin kundër venedikasve. Sipas legjendës atyre ua prenë kokat në luftim e sipër në bordin e një anijeje e megjithatë ia dolën të vijnë në breg të detit me kokat në duar, ku u rëzuan dhe vdiqën. Dhe pikërisht aty edhe u varrosën.

Ka edhe disa Tyrbe apo mazoleume në Ulqin nga shekulli i 18, si ato të Murat Dedejt, e Pultit, dhe Resulbegut.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe