MENU
klinika

Detajet

Vrau shokun për pazare droge, pranon krimin

21.02.2019 - 21:52

Roland Milo i akuzuar si vrasës i shokut të tij Sokol Rama gjatë një pazari që kishte të bënte me transport bimësh narkotike, pranoi vrasjen para organeve te hetimit.

Siç dëshmon Milo, situata ka dalë jashtë kontrollit pas një debati që u zhvillua në mjetin e viktimës tek ‘kthesa e Piskovës’.

Pas debatit, autori ka udhëtuar me viktimën brenda për në zonën e Mbrezhdanit dhe më pas e ka braktisur mjetin në një humnere. Mësohet se 32 vjeçari i vrarë ishte transportues i bimëve narkotike ndërsa Roland Milo ishte zotëruesi i lëndës narkotike.

Sipas hetimeve, rezulton se Milo është përpjekur ta rekrutojë viktimën Sokol Rama përmes mashtrimit dhe premtimeve të rreme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë