21.02.2019 - 21:48
Që nga ndarja me Cristiano Ronaldon dhe lidhja me Bradley Cooper, supermodelja ruse Irina Shayk i ka mjaft të rralla shfaqet në publik e në media.
Por së fundmi, ajo është shfaqur në Milano si një qytetare e thjesht, duke shëtitur e bërë shoping.
Kjo paraqitje e saj ka tërhequr të gjithë vëmendjen e të pranishmëve, të cilët nuk kanë hezituar edhe të realizojnë foto.
Me elegancën e saj që e karakterizon, Irina Shayk rrëmbeu vëmendjen edhe mbi pasarelat ku po mbahet java e modës.
Modelja 33-vjeçare kishte veshur një pallto të gjelbër, ndërsa e kishte kombinuar atë me pantallona të zezë dhe këpucë lëkurë të gjata.