MENU
klinika

Djali i kapitenit

Kombinimi perfekt, Loriku dhe Bojken

21.02.2019 - 22:11

Që prej momentit të tërheqjes nga Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe ndaj futbolli, kapiteni legjendar Lorik Cana i është përkushtuar maksimalisht familjes dhe djalit të tij të vogël, Bojken.

Po ashtu, Cana është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndan shpesh aty me mijëra ndjekës edhe momente nga jeta e tij familjare.

Së fundmi, Cana ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me djalin e tij, Bojkenin, dhe ajo që ra në sy ishte kombinimi në veshje babë e bir.

Edhe më herët, Cana ka publikuar një tjetër foto të ngjashme me një kombinim perfekt me djalin e tij, ndërsa pranë tyre është fotografuar edhe bashkëshortja e Lorikut, italiania Monika.