MENU
klinika

Deklarata

Protesta e opozitës/ Ndreu: Këtu ka vetëm një tmerr!

22.02.2019 - 08:35

Teksa ishte i ftuar mbrëmë në studion e ‘Ora News’, deputeti socialist ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur dje para parlamentit.

Ndreu u shpreh se protesta ishte e mirë, por sipas tij kjo lloj forme nuk e rrëzon qeverinë.

Gjithashtu Ndreu theksoi se i vetmi tmerr i opozitës është SPAK-u.

Kjo protestë ishte inspiruar me idenë se Edi Rama do të binte. Nuk bie kurrë qeverisja, e kemi provuar ne është e dëhstuar. Ne e kemi provuar. Sot ishte një protestë e mirë, por më pak se ajo e disa ditëve më parë. Protesta tjetër do jetë më pak.

Protesta e nesërme nuk do të jetë si e sotme. Liderët e opozitës kanë bërë operacion plastik, por truri është ai që ka qenë nga 2005 deri në 2013. Nuk mundet që kjo elitë të na kërcënojë ne në qeverisje. Këtu ka vetëm një tmerr; SPAK-un“, tha Ndreu.