MENU
klinika

Prononcim për Deutsche Welle-n

Opozita djeg mandatet, reagon Gjermania: Ngecja në vend nuk është opsion

22.02.2019 - 09:11

Në lidhje me djegien e mandateve nga ana e opozitës, ka sjellë edhe reagimin zyrtar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Gjermania e ka cilësuar si të gabuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Ky qëndrim i tyre është bërë me dije në një prononcim për Deutsche ëelle-n nga MPJ gjermane.

Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar.

Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.