22.02.2019 - 09:42
Garda e Republikës gjatë ditës së djeshme i hoqi ish-kryeministrit Berisha bodiguardët, por këta të fundit kanë marrë një vendim.
Ata kanë vendosur që të japin dorëheqjen nga Garda e Republikës e të vijojnë mbrojtjen e Berishës si persona fizik.
Berisha mbrohej nga Garda e Republikës, pasi është e detyruar me ligj që një Kryeministër të mbrohet deri në tre vite pasi largohet nga pushteti.
Ditën e djeshme, Garda e Republikës bëri me dije se ky afat ka përfunduar gjatë javës së fundit, ndaj edhe ia hoqën gardistët.