22.02.2019 - 10:17
Ka nisur sot mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se në rendin e ditës do të jetë komandimi i 6 prokurorëve pranë KLP.
Gjithashtu pritet që në mbledhje të diskutohet edhe për kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Kujtojmë që Marku u zgjodh si e përkohshme, por vijon ende detyrën e saj si kryeprokurore e Prokurorisë së Përgjithshme.
Arta Marku ka qenë gjithnjë nën shënjestrën e opozitës, e cila e ka akuzuar për mbrojtjen e figurave të politikës, të lidhura sipas tyre me krimin.