MENU
klinika

EMRAT

Mbledhja e KLP, miratohen 6 emrat e këshilltarëve të komanduar

22.02.2019 - 10:50

Gjatë ditës së sotme ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku si rend dite ishte komandimi i 6 prokurorëve pranë KLP.

Mësohet se në mbledhje janë miratuar unanimisht emrat e 6 këshilltarëve të komanduar të cilët janë: Arjan Mucaj, Mihallaq Bleta, Ornela Rrumbullaku, Artur Cara, Mirela Kapo dhe Vitjuna Mata.

Ndëkohë në mbledhje pritet të diskutohet edhe kërkesa e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.