Gjatë mbledhjes së sotme të Kshillit të Lartë të Prokurorisë është diskutuar edhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Në lidhje me këtë kërkesë anëtarët e KLP-së janë shprehur se nuk është në kompetencën e tyre dhe se ka natyrë administrative.
“Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores është jashtë kompetencave tona sepse ka natyrë administrative”, kanë thënë Anëtarët e KLP.
Kujtojmë këtu që shkarkimi i kryeprokurores Marku u kërkua nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kërkesa për shkarkim erdhi pas përcjelljes së kandidaturës së Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së pa pritur përgjigjen mbi integritetin e figurës së tij.