MENU
klinika

Thirrja për deputetët e opozitës

Soreca: Angazhohuni në dialog, po minoni integrimin e Shqipërisë

22.02.2019 - 16:15

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se heqja dorë nga mandatet e tyre nga deputetët e opozitës, minon procesin e integrimit të Shqipëris.

“Në këtë moment është shumë herët të bëj ndonjë parashikim. Pasiguria në vend është shumë e lartë. Ne kemi hyrë në këtë situatë vetëm dje. Ka kaluar shumë pak kohë. Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje në rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian në të cilën ajo ka bërë një progres shumë të madh.

Heqja dorë nga mandatet, minon procesin integrues të Shqipërisë drejt BE-së. Deputetët kanë përgjegjësi ndaj votuesve, presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog.”

Deklaratat e tij u bënë nga qyteti i Korçës.