MENU
klinika

Basha: Premiera nuk më tradhtoi

“Karnavalet e Korçës” në Prishtinë

22.02.2019 - 18:13

Regjisori Altin Basha, risjell për publikun kosovar, komedinë lirike “Karnavalet e Korçës”. Komedia me autor Spiro Çomorën, është rivënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, me kërkesat e shumta nga publiku vendas.

Shfaqja, si shumë të tjera, që mbajnë emrin e Bashës si autor, u mirëprit nga publiku i gjerë, por as vetë regjisori nuk i fshehu emocionet e suksesit.

“Ndihem i plotësuar, sepse asnjë nga elementët, që do të doja të bashkëvepronin në mënyrë maksimale në premierë, nuk më tradhtoi. As aktorët, as skenografia, as ndriçimi, as kostumet dhe as muzika. Në këtë kuptim, për një regjisor, shqetësimi i madh i premierës është që të gjithë elementët të jenë në maksimumin e tyre dhe të bashkëveprojnë pa e prishur unitetin e të gjithë veprës”, – tha Basha.

Ndërsa, për të gjithë aktorët pjesëmarrës, kjo kishte për të qenë një përvojë e paharrueshme.

Në të njëjtën linjë, ishin skenografia dhe kostumografia, me elemente nga vitet ’30-të, kohë kur komedia është shkruar, që i dhanë më shumë ngjyra dhe jetë shfaqjes.

“Karnavalet e Korçës”, pritet të nisë rrugëtimin në të tjera qytete, mes tyre edhe Tirana.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe