MENU
klinika

Deklarata

U përjashtua nga PD/ Murrizi: S’jam dele, do të ketë surpriza me mandatet

22.02.2019 - 22:05

Partia Demokratike ka përjashtuar mbrëmjen e sotme deputetin Myslym Murrizi të zgjedhur në Lushnje, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati.

Pas kësaj Myslym Murrizi sulmoi Kryesinë e PD-së.

“Po të jetë me lista të hapura këta të Kryesisë së PD-së nuk i votojnë as për kryeplak, ua mbanë rrogën gruaja, nuk të paguajnë asnjë kafe, nuk i njeh njeri, nuk shkojnë një dasmë apo varrim. Nga ata që janë sot në Kryesi, 80% nuk kanë qenë në fushatë në 2017“-tha ai në Repolitix.

Myslym Murrizi tregon si u mor vendimi për djegien e mandateve dhe cfarë i tha Lulzim Bashës.

“Kam qenë i pranishëm në dy palë mbledhje në kolegjin e kryetarëve të partive në rrethe pas protestës. Kam kërkuar Bashës dy vendime drastike e presin PD-në, marrëdhënia me Kuvendin dhe zgjedhjet lokale. Pasi edhe në 2015 na janë vjedhur zgjedhjet, por jo ti bashkisë ti pranosh dhe të parlamentit jo. Unë i kam thënë nëse ke folur me aleatët. I thashë nëse nuk ke folur me ata matanë ujit, pasi kjo është vetëvrasje politike. Dhe ka folur sa ke folur ti. I thashë fol me ata dhe na thuaj të shtunën. Por vendimi për djegien e mandateve më duket se ka qenë si vendim për ditë pushimi, pasi e mori të dielën. Unë u surprizova. Në grupin e PD-së përveç meje ishin edhe 7-8 të tjerë kundër. Unë thashë argumentet pse jam kundër, i thash konsultohu me PPE-në të pakën. Berisha e pranoi, tha se ndërkombëtarët i kemi kundër, edhe unë i thash unë jam kundër”-tha ai.

Ai tha se nuk do të pranojë që të bëhet dele, ndërsa akuzoi se organet vendimmarrëse të PD-së janë bërë si Byroja Politike komuniste.

Titrat nuk besoj se anulojnë vendimin e Byrosë Politike. Ishte vendim i pritur, jo surprizë. Bijtë e këtyre që më kanë bërë biografinë nuk mund ta pranonin që të isha deputet. Ajo që më habit, demokratët prisnin që kryesia dhe këshilli, u nisën për të rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë. Pasi nuk ka asnjë gjë nga kjo parti, janë njëlloj si shkarkimet e Kadri Hasbiut, etj. Mendojnë të shkarkojnë ata që u prishin punë. Nuk besoj se është vendim individual i Bashës, por i Kryesisë. Herën e parë jam përjashtuar në 2003 nga PD-ja. Unë nuk bëhem dele”-deklaroi ai.