MENU
klinika

Budapesti kryeqyteti i radhës për heroin

Skënderbeu përballë Huniadit

23.02.2019 - 12:46

Lavdisë së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastritoti Skënderbeu, vazhdon t’i bëhet jehonë në mbarë botën. Jo pak vende europiane dhe më përtej oeqanit, nderojnë strategun shqiptar dhe idhtarin e krishtërimit, në sheshet e qendrat kryesore të kryeqyteteve të tyre.

Së shpejti, statuja e Skënderbeut do të zërë vend edhe në parkun qendror të Budapestit, në Hungari, përballë asaj të heroit hungarez dhe bashkohës i tij, Janosh Huniad.

Skulptori Agim Rada dhe Bashkia e Tiranës, kanë nisur punën për realizimin e këtij monumenti, që do të rreshtohet krahas heronjve hungarezë, në shenjë nderimi, si edhe për të kujtuar bashkëpunimin mes Skënderbeut dhe Huniadit, njëkohësisht edhe miqësinë mes dy popujve.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ka falënderuar skulptorin Rada për punën qe ka marrë përsipër, duke theksuar se vepra është një premtim i Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit.

Jam shumë i lumtur që duararti Agim Rada,mori përsipër të riprodhojë bustin e Skënderbeut, për ta vendosur në Budapest. Është një mënyrë sesi mbajmë një premtim ndaj miqve tanë, për të promovuar këtë miqësi të lashtë, midis Skënderbeut dhe Janosh Huniadit. Bashkia e Budapestit, ndërkohë ka përcaktuar vendin dhe pritet nga pala jonë, për të çuar bustin. Nuk mund të mendoja një skuadër më të mirë sesa Agim Rada dhe duarartët e tij, për ta realizuar këtë vepër dhe besoj se, në pranverë do të jemi gati për ta çuar në Budapest. Kështu, do të mbajmë fjalën, por sigurisht edhe do të çojmë në fund një amanet nga të parët tanë, për të përkujtuar këtë lidhje dhe aleancë shumëvjeçare”, – ka thënë, kryebashkiaku Veliaj.

Ndërsa skulptori Agim Rada, u shpreh se do ta përfundonte në kohë veprën e një rëndësie kaq të veçantë, duke shtuar se realizimi i bustit do të mbështetet mbi punimin e realizuar më parë, nga mjeshtri i madh Odhise Paskali, për figurën e Skënderbeut.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe