Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nga Drejtoria e Përgjimeve edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339
Materialet mësohet se i janë shtuar një numri të konsiderueshëm përgjimesh që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda që janë administruar dhe janë në fazën e zbardhjes së bisedave.
Gjithashtu, bëhet me dije se për shkak të volumit të madh të përgjimeve që kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë vazhduar, prokuroria e krimeve të rënda ka shtuar nga dy në gjashtë numrin e oficerëve që po merren me këtë çështje.
Burime zyrtare nga prokuroria e Krimeve të rënda rrëfejnë se mes personave të përgjuar janë drejtues institucionesh qendrore dhe vendore, kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish, zyrtarë të tjerë në nivel qendror dhe vendor që po hetohen për shkak të bisedave që kanë kryer.