MENU
klinika

Situata politike në vend

Shitblerja e votës/ Zv. ambasadori i OSBE-së: Rezultati do ishte i njëjtë

23.02.2019 - 15:34

I pranishëm ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, në një takim me të rinjtë, foli dhe lidhur me situatën  politike në vend duke u ndalur tek fenomeni i shitblerjes së votës.

Ai deklaroi se problemet e shitblerjes së votës ekzistojnë por edhe pa ato rezultati do ishte i njëjtë.

“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve. Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë.

robert wilton-konica.al

Ndoshta për dike 50 leke janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 here me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti.

Politikanët këtu i thonë njeri tjetrit gjera që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, deklaroi Wilton.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”