MENU
klinika

Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste Europiane

Zyrtarët e PSE: Ndryshimi i qeverisë ndodh përmes zgjedhjeve, jo dhunës

23.02.2019 - 15:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua me zyrtarë të lartë të Partive Socialiste Europiane gjatë Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste Europiane me të cilët diskutoi mbi situatën politike në vend.

Sipas tij ata dënojnë dhunën ndaj institucioneve të shtetit të nxitur nga liderë e opozitës.

balla-konica.al

“Për progresistët europianë ngjarjet e një jave më parë në Tiranë, përdorimi i dhunës kundër institucioneve të shtetit, e nxitur haptazi dhe me forcë nga lidershipi i opozitës, si një metodë për marrjen e pushtetit dhe një përpjekje për delegjitimizimin e proceseve demokratike në Shqipëri është diçka e papranueshme dhe e patolerueshme. Ndryshimi i qeverisë në çdo demokraci mund të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve, e jo përmes kërcënimeve, bojkotit apo dorëheqjeve nga mandatet, e kurrësesi përmes përdorimit të çfarëdo forme të dhunës.

Në Shqipëri kjo krizë artificiale politike e inicijuar nga dy parti të opozitës nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe për procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë”, shkruan Balla.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”