Sabri Fejzullahu është një nga këngëtarët më të pëlqyer në trevat shqiptare, i cili pavarësisht kalimit të viteve ka arritur t’i rezistojë kohës, duke qenë ende i pëlqyer.
I ftuar së fundmi në emisionit “Lartë e Poshtë”, ndërsa të tjera, ai ka folur edhe për pengun e tij të jetën.
Edhe pse shumë qytetarë të Kosovës janë pajisur vitet e fundit me pasaportë shqiptare, Sabri Fejzullahu nuk ka arritur të realizoi një gjë të tillë dhe ky është pengu i tij i jetës.
“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka thënë Sabri Fejzullahu.