MENU
klinika

Akuza të ashpra drejt opozitës

Rama: Fantazmat e ’97-ës, po kërcënojnë vendin në 2019-ën

23.02.2019 - 17:46

Gjatë takimit në turnin “Bashkia që duam”, kryeministrit Edi Rama është ndaluar pasditen e sotme në Përmet, ku ka hedhur akuza ndaj opozitës.

Rama tha se sot arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997 të cilët duan t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ato pamje të serviruara nëpër botë janë pamje që dëmtojnë çdo njeri që në këtë vend ka vendosur të punojë dhe të investojë. Dëmtojnë edhe rrugëtimin tonë evropian.

Rama-konica.al
Rama-konica.al

Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.

Shkojmë tek njerëzit e u kërkojmë vota e u kërkojmë të na besojnë, ndërkohë që kemi vendosur që kush fiton qeverisë e kush humbet bën opozitë, që është po aq e rëndësishme për të bërë detyrën e vet. E pastaj t’i themi që ne jemi popull si ju, e tani çohu dhe vuri zjarrin vendit e na ço atje ku duam ne”- tha Rama.

“Këto shprehin dy gjëra, dëshpërimin që u ka errësuar sytë dhe u ka humbur ekuilibrin, dhe nga ana tjetër frika nga drejtësia e re që po vjen. Bën çmos për ta penduar reformën e drejtësisë, nuk e penguan dot, e sot po e shohin që po formohen institucionet e drejtësisë e po formohet edhe SPAK”, shtoi kryeministri.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”