MENU
klinika

Vendimi

Përfundon mbledhja/ PD zbardh strategjinë e protestave në vijim

23.02.2019 - 18:19

Pak pas mbylljes së mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, mësohen strategjia që do përdorë opozita për protestat e paralajmëruara.

Opozita do të protestojë çdo të enjte tek Parlamenti.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti.

3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident.

Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës.

Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e tëndershme.

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha mblodhi kolegjin e kryetarëve. Mbledhja u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se në mbledhje marrin pjesë të gjithë kryetarët e PD-së në rrethe.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë