MENU
klinika

Anketa

Shqiptarët e Kosovës, pro gjuhës serbe në shkolla

23.02.2019 - 18:28

Të paktën 44% e shqiptarëve dhe 37 për qind e serbëve janë pro futjes së gjuhës serbe si lëndë e zgjedhur në shkolla.

Të dhënat janë bërë të ditura në publikimin e anketës së Qendrës për Iniciativë Sociale me përkrahje Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe të Ambasadës së Britanisë Madhe në Prishtinë. Sipas të njëjtës ankete, vetëm 4 % e të rinjve shqiptarë e dinë pjesërisht gjuhën serbe ndërsa 96 për qind e tyre nuk dinë aspak serbisht.

shkolle kosove-konica.al

Një gjendje e tillë është edhe sa i përket dëshirës së të rinjve për të mësuar gjuhën shqipe apo serbe.

Gjuhën shqipe duan ta dinë mbi 71 për qind e serbëve, mirëpo vetëm 62 prej tyre janë të rinj, transmeton danas.

Ndërsa, serbishten duan ta dinë 73 për qind e shqiptarëve, mirëpo vetëm 27 për qind e të rinjve.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi