30 para erës sonë – Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit dhe e dashura e Jul Çezarit dhe Mark Antonit, vret veten pas humbjes me Oktavianin, Perandorit të Parë të Romës.
Kleopatra, e lindur në vitin 69 para erës sonë u bë Kleopatra e VII, mbretëresha e Egjiptit, pas vdekjes së babait të saj, Ptolemeut XII në vitin 51 para erës sonë vëllai i saj u bë Mbreti Ptoleme XIII në të njëjtën kohë, dhe të dy, motër e vëlla, drejtuan Egjiptin nën titullin zyrtar si burrë e grua. Kleopatra dhe Ptolemeu ishin anëtarë të dinastisë maqedonase që qeveriste Egjiptin që nga vdekja e Aleksandrit të Madh në vitin 323 para erës sonë. Megjithëse Kleopatra nuk kishte gjak egjiptian, ajo mësoi gjuhën egjiptiane në shtëpinë e saj. Për të shtuar influencën e saj mbi egjiptianët, ajo u shpall vajza e Reit, Mbretit Egjiptian i Diellit. Kleopatra u konfliktua me vëllain e saj dhe lufta civile filloi në vitin 48 para erës sonë.
Kur Çezari u kthye triumfues në Romë, Kleopatra dhe Caesarioni u bashkuan me të. Në pritje të një marrëveshjeje me Romën, Kleopatra jetonte e fshehur në një vilë që Çezari zotëronte jashtë kryeqytetit. Pas vrasjes së Çezarit, në mars të vitit 44 para erës sonë, ajo u kthye në Egjipt. Pas një farë kohe, Ptolemeu XIV vdiq, dyshohet i helmuar nga Kleopatra, dhe mbretëresha e bëri djalin e saj bashkudhëheqës me të si Ptolemeu XV Çezar.
1780 –Gjenerali i Ushtrisë Revolucionare të Amerikës, Benedict Arnold, kreu një nga veprimet më të ulta të tradhtisë, që mbahen mend në historinë amerikane. Gjenerali Arnold hyri në kontakt të fshehtë me britanikët dhe pranoi të lejonte marrjen e fortesës Ëest Point, në shtetin e Nju Jorkut dhe të 3 mijë trupave amerikane që ishin nën komandën e tij. Shpërblimi për tradhtinë e tij ishte 20 mijë stërlina angleze. Komploti u zbulua dhe Arnoldi iku për t’u vënë nën mbrojtjen e anglezëve në qytetin e Nju Jorkut. Para se të tradhtonte, gjenerali Arnold kishte qenë një hero i vërtetë i luftës amerikane për pavarësi. Ai kishte udhëhequr me trimëri në fitore trupat e tij, në shumë beteja me britanikët. Megjithatë thuhet se ai ishte njeri i pangopur, që kishte dobësi për të bërë një jetë luksoze. Marrëveshja për të dorëzuar fortesën Ëest Point, shpjegohet me nevojën e Arnoldit për para, që të bënte një jetë luksoze, të cilën mundësitë financiare nuk ia lejonin. Në Shtetet e Bashkuara emri Benedict Arnold, u bë sinonim i tradhtisë dhe i pabesisë.
1918- Pas fjalimit në një fermë në Moskë, lideri sovjetik Vladimir Lenin u qëllua dy herë nga Fanya Kaplan, një anëtare e partisë Revolucionare Sociale. Lenin u plagos rëndë por i mbijetoi goditjes.
Atentati shënoi një valë raprezaljesh nga ana e bolshevikëve kundra revolucionarëve social dhe kundërshtarëve të tjerë politikë. Mijëra vetë u ekzekutuan dhe Rusia u përfshi në një luftë civile.
1967- Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi kandidaturën e Thurgood Marshall, për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë amerikane. Marshall, i cili ishte zezaku i parë që bëhej anëtar i Gjykatës së Lartë, kishte qenë avokati kryesor i Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë. Gjatë kohës që shërbeu në Gjykatën e Lartë të vendit, Marshall mbështeti idenë e një interpretimi të gjerë të garancive kushtetuese për një shtyp të lirë. Ai u ngrit kundër dallimit racial dhe mbajti një qëndrim liberal për shumicën e çështjeve sociale që u ngritën para gjykatës. Marshall vdiq më 24 janar 1993.
1974– Një tren që po hynte në një stacion në Zagreb, Jugosllavi, doli nga binarët duke vrarë 153 veta. Deri atë ditë, ai ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor, në historinë e vendit, dhe mbetet një nga aksidentet më të rëndë në historinë e Europës. Treni ekspres, kur u nis atë mbrëmje, nga Beogradi në Dortmund ishte i mbushur kryesisht me punëtor, me 400 pasagjerët, që ktheheshin në punët e tyre në Gjermaninë Perëndimore, pasi kishin bërë pushimet verore.