Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e rrugëve.
Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme, ARRSH bën me dije se për shkak të rreshjeve të borës në zonën e Korçës qarkullimi duhet të behet me zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë.
Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.
Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë.
Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.