Mbrëmjen e djeshme si pasojë e erërave të forta, dy të rinjtë Taulant Pjetri, 20 vjeç dhe Kristian Maka, 24 vjeç humbën jetën pasi ranë në humnerë.
Trupat e dy të rinjve në Pukë, të cilët kishin dalë në stan janë nxjerrë nga gremina.
Njoftimi është bërë nga Bashkia Pukë, ku bëhet me dije se Shërbimet Zjarrëfikëse kanë bërë të mundur të nxjerrin gjatë natës trupat e pajetë.
“Perzemërsisht FALEMINDERIT efektivëve të Shërbimit Zjarrfikës të bashkisë Pukë që mbrëm ndihmuan për nzjerrjen e trupave të pa jetë të dy të rinjëvë që humbe jeten tragjikisht në një zonë të thell të njesisë administrative Qelëz.
Bashkia Pukë dhe kreu I saj, z.Gjon Gjonaj I shpreh ngushëllime familjev Maka dhe Pjetri. “Zoti ndihmoft të afërmit për përballimin e kësaj dhimbje të madhe”. thuhet në njoftimin e bashkisë.