MENU
klinika

Neritan Ceka: Qeveritë, vetëm indiferencë

Pasuritë nënujore pa asnjë muze

24.02.2019 - 13:41

Pasuritë e shumta nënujore të Shqipërisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, janë ende të paeksploruara, të pambrojtura.

Arkeologët kanë shfaqur gjithmonë interesin për një muze nënujor, çfarë duket të jetë e vështirë.
Ata tregojnë se, aktualisht kanë ndërmarrë dy ekspedita nënujore; atë në Kepin e Rodonit dhe liqenin e Ohrit, e ndjekur nga ekspedita në ishullin e Sazanit. Sipas arkeologut dhe stidiuesit Neritan Ceka, bëhet fjalë për rreth 20 anije, pasuri arkeologjike, që mbahen nën ujë për shkak të banditizmave. Në të njëjtën kohë, Ceka flet edhe për indiferencën e madhe të qeverive, për kërkesën e arkeologëve që kështjella e Porto Palermos të kthehet në muze. Për arkeologët, ai vend do të ishte ideali.

Neritan Ceka: “Kemi dy ekspedita, njëra është për njollose dhe zhvillohet në Kepin e Rodonit dhe në liqenin e Ohrit. Ndërsa tjera, ka nisur identifikimin e relikteve nënujore, duke ardhur deri në ishullin e Sazanit. Janë zbuluar mbi 20 anije antike me pasuri arkeologjike, kryesisht amfora që tregojnë për lëvizjen e transportit, që jemi të detyruar që t’i lëmë nën ujë, por edhe mos t’i bëjmë publike, sepse rrezikohen gjithmonë nga banditizmi, që ushtrohet”.

Ka një indiferencë të plotë qeverive, të atyre që kanë ikur, të atyre që janë edhe kam frikë, të atyre që do të vijnë. Është bërë një propozim për krijimin e një muzeut të arkeologjisë nënujore, në Porto Palermo, një kështjellë që mund të kthehet në një muze, që mund të tërheqë mijëra turistë, por edhe ku mund të instalojmë një laborator për përpunimin e materialit arkeologjik.

Tjetër problem jo më pak i rëndësishëm, sipas arkeologut, është edhe mungesa e laboratorit për ruajtjen e materialeve që dalin nga kërkimet

Neritan Ceka: Kemi një minilaborator, se kërkon një përpunim të tillë me ujë, për disa muaj, është në Durrës. Por, një laborator na është propozuar që mund ta vendosim në Porto Palermo edhe nuk ka asnjë lloj përgjigje. Nuk ka asnjë dialog, që zhvillohet midis pushtetit. Këtu vendos gjithmonë kryeministri. Nuk është puna se vendos ministrja. Edhe kur ministrja që kaloi kishte në dorë diçka, zhduku një nga laboratorët, e zëvendësoi më zyra, ishte një nga laboratorët e dhuruar nga fondacioni “Roma”, që kushtoi 100 mijë euro. Për të vendosur tavolinat e nëpunësve, që po rriten si kërpudhat pas shiut, por kur s’ka laboratorë, të gjithë merren me tenderë, të gjithë duan tenderë. Edhe në rastin e arkeologjisë nënujore. Nëse u jep një tender më 1 milionë euro janë gati ta bëjnë, nëse u thua që është gatis nga partnerët tanë, nuk të dëgjon asnjë.

Në fakt, ç’potencial ka arkeologjia nënujore në vendin tonë?

Neritan Ceka: Kemi një nga potencialet më të rëndësishme të Adriatikut. Në antikitet, bregu ynë, ka qenë bregu i lëvizjeve. Një pjesë e mirë e anijeve kalonin nga Greqia, vinin deri në Otranto edhe pastaj kalonin. Kjo ishte rruga më e lehtë. Prandaj, në këtë internerar kemi një numër pafund anijesh, që vijnë deri në luftën e Parë Botërore. Por, nëse ne bëjmë një muze të arkeologjisë nënujore, nuk do të kufizohemi vetëm tek amforat edhe materialet antike, por do ta çojmë edhe më përpara. Për të dhënë një pamje të zhvillimit të lundrimit në brigjet tona, në mënyrë retrospektive.

Ndonëse kanë kaluar disa nga vite nga dorëzimi i projektit në Institutin e Monumenteve, që kalaja e Porto Palermos të kthehet në muze, deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Ceka: Projekti është gati i dorëzuar në IMK, nga Rais Petrela, i cili ka bërë një projekt shumë të mirë të arkeologjisë nënujore, shpresoj mos të kenë zhdukur. I është paraqitur qeverisë më parë, Berisha e miratoi në parim. Por, qëllimi është se kujt do t’i jepet kështjella, se ka rreth 200 kërkesa për ta bërë bar, lokal, çdo gjë. Në atë kohë, pati një bonsens për ta bërë për arkeologjinë. Por, pas ndryshimit të qeverisë mbeti në pritje. Ka vite që ia kam propozuar kryeministrit Rama, por deri tani, nuk ka asnjë përgjigje.

Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore, e ndërtuar në një gadishull, midis Himarës dhe Qeparoit.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe