24.02.2019 - 13:56
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena.
Ashtu sikurse pritej, sapo ai ka mbërritur ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit duke u bërë pjesë e vendimit të opozitës së bashkuar.
Mësohet se në lidhje me këtë vendim pritet një prononcim i Mediut.
Gjithashtu pritet që edhe një tjetër deputet i opozitës të djegë mandatin e tij të deputetit.
Bëhet fjalë për Nard Ndokën, i cili ndodhet në Bruksel.
Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.