MENU
klinika

Tmerri për pasagjerët

Avaria e tragetit Bari-Durrës, ankorohet me 12 orë vonesë

24.02.2019 - 18:59

12 orë vonesë, por trageti i linjës Bari-Durrës ka mbërritur më në fund në destinacion.

280 pasagjerë të tragetit “Rigel 1” kanë kaluar tre orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e shkuar.

Kapiteni i portit, Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk kishte pasojë në njerëz.

Pasagjerët ndërkohë janë shprehur se kanë kaluar orë të vështira në det të hapur, ndërsa inspektorët kanë nisur menjëherë kontrollin mbi tragetin pas avarisë, e cila tmerroi 280 pasagjerët që udhëtonin në të.