MENU
klinika

Detajet

Kërkesa për gjykim të shkurtuar/ Gjykata vendos për Balilin

25.02.2019 - 11:49

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Klement Balilit për gjykim të shkurtuar, ndërsa më 12 mars do te lexohet pretenca.

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoj kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kanabis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Mbi të rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës