MENU
klinika

Atentati në Korçë

Dëshmia e Mateo Alikos: Dyshimet e mia janë për…

25.02.2019 - 12:55

Mateo Aliko, është 29-vjeçari që i shpëtoi atentatit të mbrëmshëm në Korçë.

Ai ka dhënë dëshminë e tij përsa i përket ngjarjes që ndodhi mbrëmë në lagjen 4 të qytetit.

Dyshimet e para janë që atentati të jetë për shkak të pazareve të drogës.

Aliko në dëshminë e tij ka thënë se dyshon se atentati ndaj tij lidhet me një grabitje që ka bërë vite më parë dhe kërkon të zbardhen sa më shpejt emrat e atentatorëve.

Sapo jam futur në banesë. Kur kam dëgjuar të shtënat me armë kam dalë jashtë. Kam parë automjetin e babait tim që ishte dëmtuar me plumba.

Nuk e di kush e ka bërë. Kam patur konflikte me disa persona më herët. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me grabitjen që kam kryer vite më parë.

Kërkoj të zbardhen emrat e personave që kanë qëlluar drejt makinës së babait. Ndihem i kërcënuar për jetën time dhe familjen time’, ka thënë ai për grupin hetimor.