Gjykata Administrative e Tiranës pranoi kërkesën e ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto për dëmshpërblimin e ditëve të kaluara në paraburgim.
Zoto i akuzuar për korrupsion me tenderat në burgje, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Në vendimin e Gjykatës, shkruhet se ish-drejtori i Burgjeve do të marrë 1 725 000 lekë, si dëmshpërblim për 576 ditë paraburgim.
“Gjykata vendosi: Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e palëve të paditura t’i paguajnë paditësit shumën 1725000 (një milion e shtatëqind e njëzetë e pesë mijë) lekë, si kompesim për periudhën e burgimit të padrejtë të kryer prej tij. Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera të saj”, shkruhet në dispozitivin e vendimit të dhënë në fund të muajit janar.” shkruhet në vendimin e Gykatës.