MENU
klinika

Presidenti shuan dyshimet

Takimi i liderëve në Kosovë/ Thaçi zbulon detajet

25.02.2019 - 22:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë publike detajet nga takimi që u zhvillua tre javë më parë në shtëpinë e tij ku ishin të ftuar kryeministri Rama dhe krerët e kosovës.

Takimi të cilin e bëri publik djali i presidentit Thaci me publikimin e fotos, ngjalli jo pak debate dhe spekullime. Thaçi zbuloi disa detaje nga biseda me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe liderët kosovarë.

“Pasi ishim dakorduar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar.

Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nëse pati ndonjë tension mes Ramës dhe Haradinajt, Thaçi u shpreh se midis kryeministrave ka pasur një ‘kimi’ që ka funksionuar shkëlqyeshëm gjatë takimit.

Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete. Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, nënvizoi Thaçi.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi