MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Kosovë, policia shoqëron tetë shtetas serbë në Brezovicë

26.02.2019 - 09:36

Tetë serbë janë shoqëruar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Brezovicë.

Policia bën me dije se shoqërimi i tyre erdhi pas dyshimeve se i përkasin një grupi të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes në pyetje tetë shtetasit e nacionalitetit serb janë liruar.

“Mund të konfirmojmë se me 24.02.2019 në zonën e Brezovicës, Policia e Kosovës ka ndaluar tetë persona të nacionalitetit serb, të cilët sipas procedurave policore janë shoqëruar për intervistim.

Pas përfundimit të intervistimit dhe procedurave të verifikimit, në konsultim me prokurorin kompetent, të dyshuarit, të cilët dyshoheshin se mund t’i përkasin ndonjë strukture ilegale, janë liruar”, ka njoftuar policia.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi