MENU
klinika

Këmbimi Valutor

Sterlina nuk njeh të ndalur, Euro tenton rritjen

26.02.2019 - 11:25

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur ditën e martë me një fuqizim të mëtejshëm të valutës britanike kundrejt lekut.

Sterlina është rritur sot me plot 1 pikë dhe këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 144 lekë në blerje dhe 145 lekë në shitje.

Pas disa ditësh e fiksuar në kuotën e 124.3 lekëve, valuta e eurozonës ka tentuar të ‘marrë veten’ duke u rritur minimalisht me 0.1 pikë kundrejt lekut. Euro blihet sot për 124.4 lekë dhe shitet për 125 lekë.

Ndërkohë, as dita e martë nuk ka regjistruar luhatje për dollarin amerikan, i cili vijon të mbetet në nivelin e 109.5 lekëve që prej ditës së premte.

Sa i takon monedhave të tjera të huaja, dollari australian dhe franga zvicerane vijojnë të mbeten në të njëjtat vlera të një dite më parë, duke mos regjistruar luhatje dhe këmbehen respektivisht për 78 dhe 109.3 lekë.

Ndërsa, dollari kanadez është zhvlerësuar minimalisht me 0.2 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase, për të zbritur në kuotën e 83 lekëve.