MENU
klinika

Të dhëna

Me sa përqind janë rritur pensionet private në 2018?

26.02.2019 - 12:52

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, vihet re se skema e pensioneve private ka pësuar rritje dhe ka marrë përmasa të konsiderueshme.

Në vitin 2018, numri i kontribuesve në fondet private ka arritur në më shumë se 25 mijë.

Pra është shtuar me 4300 individë më shumë, ose 21%.

Benefitet e rritjes së pensioneve private:

-Rritja e skemave private ka impakt të rëndësishëm social dhe ekonomik në afatin e gjatë.
-Ul presionin mbi skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore.

Të dhëna:

-Këto kontibute private përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në masën 15%, jo më shumë se 200 mijë lekë në vit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare prej vitesh po kërkon nga qeveria rritjen e incentivave fiskale, por, deri tani, pa sukses.

Në volume, tregu ende ngelet në përmasa modeste, por me rritje të qëndrueshme nga viti në vit. Totali i aktiveve të fondeve të pensioneve në fund të dhjetorit arriti në rreth 2.3 miliardë lekë, në rritje me 32% gjatë vitit 2018.