26.02.2019 - 15:23
Opozita morri vendimin e papritur të protestojë në të njëjtin orar kur mazhoranca ka vendosur të mbledhë Kuvendin, në orën 17:00.
Mësohet se kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në Kuvend. Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa më vonë pritet të zhvillojë edhe një takim me qytetarët.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi takimin si ‘antimitingun’ e radhës së kryeministrit, i cili sipas tij, fshihet dhe largohet nga Tirana sa herë ka protesta.
Ndërkaq, kryeministri Rama zgjodhi të largohej nga Tirana edhe në protestën e 21 shkurtit, ku u zhvendos në Vlorë në një takim masiv me qytetarët.