26.02.2019 - 16:25
Teksa Kuvendi pritet të mblidhet në orën 17 për seancën plenare, ka nisur mbledhja e protestuesve të opozitës.
Për organizimin e protestës nuk është dhënë leja nga Blutë, ndërkohë që para institucionit të Kuvendit është vendosur edhe kordoni i Policisë.
Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës. Protesta e papritur e opozitës erdhi pas njoftimit nga mazhoranca për mbajtjen sot të seancës plenare me qëllim zëvendësimin e seancës së javës të kaluar.
Kjo është protesta e tretë e opozitës brenda muajit shkurt, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.