MENU
klinika

Bashkimi Evropian

Ministrja franceze i pret shpresat Vuçiç: S’ka anëtarësime në BE

26.02.2019 - 20:29

Ministrja e Jashtme e Francës Natali Loazo është shprehur se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë.

Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.

Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë evropiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”. Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj.

Ajo zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili e falënderoi për sinqeritetin.

Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiç.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi