MENU
klinika

Horoskopi, 27 shkurt 2019

Dashi

Nëse lidhja juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos sot që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin. Në planin financiar do shpenzoni me maturi dhe kjo do bëjë që të mos keni probleme.

Demi

Plutoni do sjellë mosmarrëveshje në jetën e çifteve. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do thoni. Nëse shpenzoni pa menduar gjatë kësaj dite, ekuilibri financiar do të tronditet ndjeshëm.

Binjaket

Sot ju që jeni në çift do jeni më pak ëndërrimtarë dhe më pak romantikë. Nëse doni që çështjet financiare të shkojnë mirë, duhet të mos nxitoheni për të shpenzuar.

Gaforrja

Lidhja juaj ka rrezik të kalojë një fazë paksa delikate sot. Secili do dojë të jetojë më vete dhe komunikimi do të pakësohet ndjeshëm. Keni probleme me financat? Mos u alarmoni menjëherë por mendohuni si t’i zgjidhni ato.

Luani

Gjatë kësaj ditë do keni mundësi të shijoni lumturinë në çift. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Virgjeresha

Falë mbështetjes së Venusit do jeni sharmante dhe joshës gjatë kësaj dite. Situata në çift do shkojë për mrekulli. Me paratë gjithçka do shkojë mirë. Do i menaxhoni me kujdes dhe me maturi ato.

Peshorja

Pozicioni i Venusit do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Ditë delikate për financat.

Akrepi

Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do shpreheni më lirisht dhe nuk do druheni të diskutoni edhe për tema delikate. Ndryshime pozitive do ndodhin në planin financiar.

Shigjetari

Ata që janë në çift duhet të organizojnë ndonjë darkë romantike në mënyrë që të rizgjojnë pasionin. Neptuni do iu japë mundësinë të kryeni transaksione të rëndësishme financiare.

Bricjapi

Ditë e mirë kjo e sotmja për çiftet. Venusi do e bëjë ditën më harmonike dhe ju do ndiheni më të qetë. Sektori i parave do influencohet nga Plutoni.

Ujori

Në jetën në çift do mbani përgjegjësitë që iu takojnë dhe marrëdhënia do stabilizohet. Do iu duhet të merrni edhe disa vendime mjaft të rëndësishme. Financat do jenë mjaft të mbrojtura.

Peshqit

Qielli i dashurisë do jetë i mbushur më re gjatë kësaj dite. Financat do tronditen paksa duke qenë se do iu duhet të shpenzoni shuma të konsiderueshme për diçka.