MENU
klinika

Agjenda

Situata politike/ Delegacioni i PE zbarkon në Tiranë

27.02.2019 - 10:40

Zyrtarët e PE-së mbërrijnë sot në kryeqytet, me misionin e qartë kthimin e vendit në normalitet.

Mësohet se të dërguarit e PE-së, do të takojnë fillimisht dy krerët e opoztës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin rreth orës 16.15 minuta.

Po ashtu në orën 17. 10 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10.

Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08_00 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania.

Në orën 10:15 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.

Vizita e tyre vjen fill pas protestës se opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.