Ukraina ndoshta nuk do të marrë pjesë këtë edicion të Eurovision ose do të përfaqësohet nga një tjetër këngëtare dhe jo nga ajo Maruv.
Kënga fitoi festivalin të shtunën, por Televizioni Shtetëror i hoqi këngëtares nominimin pasi refuzoi të nënshkruante një kontratë që e ndalonte të performonte në Rusi. 27-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Anna Korsun, tha se ishte përgatitur të anulonte turin e ardhshëm në Rusi, por klauzolat në kontratë çonin në censurë.
“Unë jam shtetase e Ukrainës, paguaj taksat dhe e dashuroj vendin tim. Por nuk jam gati ta kthej pjesëmarrjen time në një kontest për promovimin e politikanëve tanë. Jam muzikante dhe jo një shkop në skenën politike”, tha Maruv.
Këtyre akuzave iu përgjigjën organizatorët e festivalit në Ukrainë duke thënë se “përfaqësuesi i vendit është përkushtuar ndër të tjera të jetë një ambasador i Ukrainës, duke shpërndarë jo vetëm muzikën e tyre, por edhe duke përçuar opinionin e shoqërisë ukrainase në botë.