Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet në lidhje me akuzat kundër ish-ministrit Saimir Tahiri, për përfshirje në trafikun e drogës me bandën e “Habilajve”.
Prokuroria ka dërguar sot dosjen “Tahiri” për gjykim.
Nesër në orën 13:00, ish-ministri është thirrur për t’u paraqitur në mënyrë që të njihet me akuzat zyrtare të Prokurorisë.
Gjithashtu po nesër pritet që Tahiri të mbajë një deklaratë për atë të cilën ai e ka cilësuar si “beteja e jetës”.
Kujtojmë që në janar të këtij viti organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë me 3 muaj afatet e hetimit.
Shkak për zgjatjen e hetimit u bë letër-porosia që autoritetet shqiptare i dërguan Malit të Zi dhe Katanias.
Përgjigjja për këtë letër mund të ketë ardhur, ndaj edhe dosja “Tahiri” është dërguar për gjykim.