Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje të mëdha në tregun e këmbimit valutor vendas.
Të gjitha monedhat kryesore ndërkombëtare kanë regjistruar rritje gjatë ditës së sotme, duke zhvlerësuar ndjeshëm lekun, veçanërisht paundi britanik.
Sterlina është rritur me plot 1.5 pikë nga një ditë më parë, për t’u ngjitur kështu në kuotën e 145.5 lekëve.
Ndërsa, valuta e eurozonë po ashtu ka shënuar një kthesë të papritur të mërkurën, pasi është rritur me 0.6 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare.
Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 125 lekë në blerje dhe 125.6 lekë në shitje.
Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe dollari amerikan, i cili pas disa ditësh i fiksuar në kuotën e 109.5 lekëve është forcuar minimalisht me 0.2 pikë. Dollari blihet sot për 109.7 lekë dhe shitet për 110.5 lekë.
Mjaft pozitive paraqitet situata edhe për frangën zvicerane dhe dollarin australian, pasi janë rritur ditën e sotme respektivisht për 0.7 dhe 0.5 pikë kundrejt lekut, ndërsa është forcuar lehtë edhe dollari kanadez me 0.me 0.3 pikë për të mbërritur në kuotën e 83.3 lekëve.