MENU
klinika

EMRAT

Policia aksion pas proteste/ Hap kamerat e identifikon protestuesit, procedon 8 persona

27.02.2019 - 11:35

Detaje të reja dalin nga protesta e djeshme e opozitës para Parlamentit.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se përveçse 8 personave që janë proceduar penalisht, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George ë.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.

Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.