28.02.2019 - 11:32
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas deklaratave të delegacionit të Parlamentit Europian.
Knut Fleckenstein u shpreh se është i zhgënjyer dhe i çuditur me fjalën e Kryemadhit.
“Zonja e parë të mos bëhet pengesë për negociatat”, u shpreh Fleckenstein për Kryemadhin.
Ndërkohë kjo e fundit përmes një postimi në Facebook, paralajmëron se nuk do të bëjnë asnjë hap pas.
Postimi i Kryemadhit:
“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.
Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi.