MENU
klinika

Tradita e dijes

Harvardi i pakonkurrueshëm

28.02.2019 - 12:59

Harvardi mbetet universiteti më cilësor në botë, i ndjekur në radhë nga një universitet tjetër amerikan, si MIT. Vlerësimi vjen nga raporti që kryen rankimin vjetor të universiteteve më të mira, përgatitur nga QS “Quacquarelli Symonds”. Raporti krahasoi performancën e 1,200 universiteteve në mbarë botën, në 48 lëndë .

Sipas këtij raporti, megjithëse mbetet në krye të renditjes, universitetet amerikane theksohet të kenë humbur disa pozicione, duke rënë me 10 për qind në performancë krahasuar me vitin 2015, veçanërisht kjo për studimet në shkencat shoqërore.

“Po vërejmë një rënie progresive në universitetet amerikane – ka theksuar drejtori i hulumtimit, Ben Sowter.

Nga ana tjetër, ka ardhur në rritje performanca e universiteteve angleze. Ato janë bërë edhe më konkurruese vitet e fundit. Në veçanti, Universiteti i Oksfordit është i pari në botë për pesë degë studimi: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Farmaci dhe Farmakologji, Arkeologji, Antropologji dhe Gjeografi.

I vetmi universitet Italian, që është klasifikuar në 100 universitetet më të mira në mbarë botën, në të pesë fushat e mëdha të dijes është Universiteti i Bolonjës.

Numërohen 37 universitete që kanë arritur këtë rezultat; 7 prej tyre, vetëm në Europë. Përveç universitetit të Bolonjës është edhe Universiteti Politeknik i Zyrihut në Zvicër dhe 5 të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar. (Cambridge, Oxford, Ucl, Manchester, Edinburgh).

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe