MENU
klinika

Takimi me përfaqësuesit e PE-së

Balla: PE mesazh të qartë opozitës, të braktisë kursin e rrezikshëm!

28.02.2019 - 17:11

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në Twitter, ka deklaruar se PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Sa i përket krizës politike në vend, Balla thotë se PE i dha një mesazh të qartë opozitës kur i kërkoi të braktisë, atë që e quan kurs të rrezikshëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT. 

Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”,– u shpreh Balla.