MENU
klinika

FOTOT

Djegia e mandateve, Kuvendi merr vendimin final

01.03.2019 - 09:52

Dorëheqja e deputetëve të opozitës është ‘vulosur’ nga vendimi i fundit i Kuvendit.

Përveçse shpalli vakancat në mënyrë që të plotësohen vendet e lëna bosh, Kuvendi ka fshirë nga faqja zyrtare fotot e të gjithë deputetëve të opozitës.

Deputetët e vetëm, fotot e të cilëve kanë mbetur në listë, janë Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI.

Në listë figuron ende edhe fotoja e deputetes Rudina Hajdari, e cila ende nuk ka dorëzuar mandatin.

Kujtojmë këtu që mbrëmë Berisha u shpreh se Hajdari mund të ketë të njëjtin fat si Murrizi nëse nuk dorëzon mandatin.