Dita e premte është mbyllur me një forcim të lehtë të monedhës kombëtare, kundrejt valutave të huaja.
Ndërsa tentoi të rimarrë veten ditën e mërkurë dhe të enjte, euro i është rikthyer sërish rënies të premten.
Leku ka zhvlerësuar sot euron minimalisht me 0.3 pikë, për të zbritur këshut në kuotën e 125.2 lekëve.
Ndërkohë, pas disa ditësh me një performancë mjaft të mirë në tregun e këmbimit valutor vendas, edhe valuta britanike e ka mbyllur javën në rënie.
Sterlina është dobësuar me plot 0.5 pikë ndaj lekut dhe këmbehet sot për 146 lekë në blerje dhe 147 lekë në shitje.
Dollari amerikan po ashtu ka regjistruar një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme me 0.1 pikë. Valuta blihet sot për 110.2 lekë dhe shitet për 111 lekë në pikat e këmbimit valutor.
Sa i takon valutave të tjera të huaja, dollari australian dhe franga zvicerane janë dobësuar ndjeshëm ndaj lekut këtë të premte respektivisht me 0.5 njësi për lekë, ndërsa ka mbetur në të njëjtat vlera të një dite më parë dollari kanadez, i fiksuar në kuotën e 83.5 lekëve.