01.03.2019 - 11:47
Gjatë fjalës së tij në Samitin e dytë të Diasporës, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar rrjedhat i kanë pasur nga diaspora.
Kreu i BDI u shpreh se Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të atdheut.
“Momentet më të rëndësishme historike rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbe u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të vendit dhe të atdheut.”– tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.