Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar rikthimin në Policinë e Shtetit të një efektivi të dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.
Ky efektiv i kthyer në detyrë ishte në lirim që prej vitit 2009.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Lleshaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, sqaroi se bëhet fjalë për Nebi Hyskajn.
Hyskaj sipas njoftimit të Lleshajt ishte plagosur në vitin 1997 nga bandat kriminale.
Mesazhi i Lleshajt:
Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë